Lajme
Lehtësohet marrja e shtetësisë gjermane
Të premten, Gjermania do të fillojë zbatimin e dy dekreteve, që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë gjermane, kryesisht për hebrenjtë të cilët ikën nga regjimi nazist, për shkak të persekutimit, si dhe pasardhësve të tyre, ka njoftuar ministria e Brendshme.
Masa pason një fushatë nga pasardhësit e refugjatëve nga Gjermania naziste, të cilët janë të zemëruar që kërkesat e tyre për shtetësi janë refuzuar, pavarësisht nga garancitë kushtetuese.
Referendumi i Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja) shkaktoi një rritje të aplikacioneve nga pasardhësit e atyre që nga Gjermania ikën në Britani, midis viteve 1933-1945.
“Gjermania duhet të përmbushë përgjegjësitë e saja historike”, tha ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, duke shtuar se ai dëshironte të ndihmonte personat, prindërit ose gjyshërit e të cilëve u detyruan të ikin nga Gjermania.
Dekretet e reja lehtësojnë kushtet e nevojshme për marrjen e shtetësisë, për shembull, duke lejuar që individët me një nënë gjermane dhe baba të huaj të rifitojnë shtetësinë e tyre, mirëpo duke dëshmuar se ata kanë lindur para vitit 1953, transmetojnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















