Bota
Pas 36 vjetëve lirohet nga burgu, ishte dënuar me burgim të përjetshëm
Alvin Kenard ishte vetëm 22-vjeç kur në vitin 1983 u dënua për vjedhje të shkallës së parë
Afroamerikani nga Alabama e SHBA-së kishte vjedhur 50 dollarë e 75 centë në një furrë buke kur ishte vetëm 22-vjeçar dhe, për shkak të këtij veprimi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, megjithatë ai është liruar pas më shumë se tri dekadave qëndrim prapa grilave.
Alvin Kenard ishte vetëm 22-vjeç kur në vitin 1983 u dënua për vjedhje të shkallës së parë në qytetin Besemer, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Kenard ishte dënuar bazuar në ligjet ë vjetra që asokohe ishin në fuqi në Alabama, pasi ai edhe më parë ishte dënuar për vjedhje në vitin 1979. E gjykimi i vitit 1983 i kushtoi atij me burgim të përjetshëm, pa pasur mundësi të apelohet vendimi.
Familjarët e Kenardit dhe miqtë me padurim po presin verdiktin që do ta lirojë atë nga burgu që pritet t’ia kumtojë gjykatësi David Carpenter.
Kenard që tërë jetën ka punuar në ndërtimtari, para gjyqtarit ka deklaruar se dëshiron ta vazhdojë punën që e ka kryer deri më sot, pasi dëshiron ta fitojë bukën e gojës.
Në anën tjetër, avokatja e Kenardit, Carla Crowder, ka bërë të ditur se si “klienti i saj është i habitur me rastin që po i ofrohet, pasi ishte i bindur se fundin e jetës do ta priste në burg”, ashtu sikurse “qindra persona të tjerë që padrejtësisht ishin dënuar me burgim të përjetshëm vetëm pse nuk kanë mundur ta sigurojnë një avokat të mirë”.
E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












