Jeta në Zvicër
Forumi: “Rreziqet e nacionalizmit për shoqërinë Zvicerane dhe strategjitë kundër tij”
Të shtunën, 11 tetor në Le Cap Église française | Predigergasse 3 | 3011 Berne, prej orës 13 e 30 deri në ora 17 e 30
Qe disa vite Zvicra përballet me një rritje të nacionalizmit në të menduarit dhe nëpër parlamente nacionale, kantonale dhe komunale. Këtë e vërteton më së miri edhe suksesi i Partisë popullore të Zvicrës (SVP/UDC) e cila me ideologjinë nacionale dhe konzervative fiton zgjedhjet. Kjo frymë, “ne kundër të tjerëve” ka qenë e suksesshme në votimin me 9 shkurt për pranimin e iniciativës kundër “migrimit në masa”. Edhe votimi për iniciativë e quajtur Ecopo zhvillohet me të njëjtat argumente “ne kundër atyre”, apo fajin kryesor për problemet ekologjike i sheh te të huajt dhe jo te mënyra e të jetuarit dhe konsumimit të resurseve apo burimeve natyrore nga mbarë shoqëria.
Forumi në fjalë, i organizuar nga Solidarité sans frontieres, Organizatë e cila lufton për një shoqëri solidare dhe të hapur dhe për një bashkëjetesë të barabartë edhe për migrantët, ka për qëllim të tuboj personat aktiv dhe organizatat, me të cilët do të bisedoj mbi këtë fenomen, të thellohet në temë dhe të shkëmbehen mendimet dhe përvojat praktike në luftimin e kësaj dukurie.
Në program të forumit është paraparë edhe një panel apo podium me njerëz të shkencës dhe veprimit praktik si Bashkim Iseni, hulumtues në Universitetin e Nojchatelit (NE) dhe drejtues i albinfo.ch, Cristina Del Biaggio, anëtare e komitetit redaktues “Vivre Ensemble”, Ilias Panchard, bashkëkryetar i të rinjve të gjelbër,
Anni Lanz, aktiviste e njohur dhe anëtare e krasis të Solidarité sans frontières
Podiumin e udhëheq: Kaspar Surber, gazetar i javores Wochenzeitung (WOZ)
Ky forum mbahet të shtunën më 11 tetor në Le Cap Église française | Predigergasse 3 | 3011 Berne, prej orës 13 e 30 deri në ora 17 e 30
Programi në detaje:
13h30: Fjalët përshëndetëse
13h45: Slam-Poetry – me Renato Kaiser, artist
14h00 Hyrje në temë – me Oscar Mazzoleni, Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Lozanës. Autor i shkrimit “Nacionalizmi dhe popullizmi në Zvicër”
14h30: Podiumi -me
- Bashkim Iseni, hulumtues në Universitetin e Nojchatelit (NE) dhe drejtues i albinfo.ch,
- Cristina Del Biaggio, anëtare e komitetit redaktues “Vivre Ensemble”,
- Ilias Panchard, bashkëkryetar i të rinjve të gjelbër dhe
- Anni Lanz, aktiviste e njohur dhe anëtare e krasis të Solidarité sans frontières
Podiumin e udhëheq: Kaspar Surber, gazetar i javores Wochenzeitung (WOZ)
15h30: Pauza
16h30: Plenumi i përbashkët
17h30: Konkluzione dhe mbyllja e forumit
Për më shumë informacione: Hilmi Gashi, Kryetar i Solidarité sans frontieres 031 311 07 70 ose [email protected]
linqet: http://www.sosf.ch/de/agenda/forum-3.html?zur=41
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje Ai kishte goditur një person me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar lëndime kërcënuese për jetën... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











