Shkurt.ch
Konsumatorët do të zgjedhin çfarë rryme do të blejnë
Vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë e ka marrë Këshilli Federal dhe e ka dërguar për miratim në Parlament
Nga viti 2018 e tutje konsumuesit e energjisë elektrike në Zvicër do të kenë mundësinë që të zgjedhin vetë se nga cili operator do të marrëin rrymën elektrike. Kjo do të duket ngjashëm me atë që ekziston prej vitesh në tregun e lirë të telefonisë.
Vendimin për liberalizimin e tregut të energjisë e ka marrë Këshilli Federal dhe e ka dërguar për miratim në parlament.
Aktualisht ,vetëm konsumatorët e mëdhenj, gjegjësisht kompanitë e mëdha, mund të bëjnë zgjedhjen e furnizuesit me rrymë elektrike por jo edhe konsumatorët individualë. Ndërsa nga viti 2018 këtë mundësi do ta kenë edhe familjet dhe ndërmarrjet e vogla.
Liberalizimi komplet i tregut të energjisë elektrike është i paraparë me ligj edhe tash por jetësimi i tij konkret deri më tash është shtyrë. Ndërsa, po qe se nuk paraqitet ndonjë referendum kundër kësaj, liberalizimi i plotë mund të hyjë në fuqi.
Në prezantimin e hapit të bërë për liberalizim, ministrja e energjisë, Doris Leuthard ka premtuar se kështu ofrohet më tepër konkurrencë dhe prandaj edhe ofertë më e mirë për çmim më të ulët.
Por, duke qenë se çmimi i rrymës elektrike është mjaft i ulët edhe tash, zbritje e madhe çmimesh nuk mund te pritet as pas liberalizimit, njofton srf.ch. Më e shumta që do të përfitojnë konsumuesit privatë do të jenë disa dhjetëra franga në vit.
Të majtët kanë paralajmëruar referendum kundër liberalizimit. Sipas tyre ky hap do të shtojë pasigurinë dhe do të mundësojë oscilimin në kualitet dhe në furnizim me energji elektrike.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit











