Lajme
Rekordi: Bugatti arrin shpejtësinë 500 km/h
Një model i modifikuar ‘Chiron’ i veturës i kompanisë italiane ‘Bugatti’ ka thyer rekordin e shpejtësisë, duke kapur 490 km/h.
Top Gear ka zbuluar ekskluzivisht lajmin në portalin e tyre, gjersa ka bërë të ditur se një rekord i tillë është vendosur më 2 gusht të këtij viti.
Andy Wallace, vozitës i veturës, arriti një shpejtësi maksimale prej 490 km/h në një ‘Chiron’ të modifikuar në Ehra-Lessien, duke u bërë vetura e parë që arrin një shpejtësi të këtillë, transmeton lajmi.net.
Shpejtësia është verifikuar nga Shoqata e Inspektimit Teknik në Gjermani (TUV), duke lënë pas SSC-në, Hennessey-n dhe Koenigsegg.
Për një thyerje rekordi të shpejtësisë është paralajmëruar më parë nga një ekip inxhinierësh nga Bugatti, të cilët kanë thënë se do të krijojnë një veturë që do ta thyejë këtë barrierë.
Me 25 cm më i gjatë, Chiron-i i modifikuar ka një dukje më elegante sesa modeli standard. Arritja e synimit të thyerjes së shpejtësisë është amplifikuar nga kontrolluesi i shpejtësisë me laser, i vendosur në një pjesë më të ulët për të zvogëluar zvarritjen.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot














