Lajme
Pronat e shqiptarëve në Serbi “target” i huliganëve
Dy fura të bukës, prona të shqiptarëve, janë vënë në “target” të huliganëve serbë. Njëra është djegur tërësisht në Sombor, ndërsa tjetra është gjuajtur me bombë në Nova Pazova
Ndërprerja e dhunshme e ndeshjes në futboll ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ka vazhduar me refleksione dhunë edhe gjatë ditës së djeshme. Disa persona të panjohur kanë djegur furrën “Dva brata” në Sombor të Vojvodinës të cilën e mbajnë shqiptarët.
Sipas informatave të para furra është djegur tërësisht pasi në të ishte hedhur një koktej molotovi, njofton B92. kjo furrë ishte djegur për herë të dytë. Ajo herën e parë, sië thuhet në media, ishte djegur kur ishte shpallur pavarësia e Kosovës, ndërsa kjo është hera e dytë që ajo djeget tërësisht.
Përveç djegies së furrës në Sombor, gjatë natës së kaluar cak i sulmeve kanë qenë edhe dy prona tjera të shqiptarëve. Në Novi Sad një pronë shqiptari është gjuajtur me gurë ndërkaq në Nova Pazova persona të panjohur ka gjuajtur granatë dore në furrën e një shqiptari.
Aslan Balija, pronar i furrës “Milenijum as” në Stara Pazova ka rrëfyer sulmin që kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate kur ishte sulmuar punëtoria e tij.
“Njëri nga sulmuesit nga arma automatike ka shkrepur rreth 50 plumba ndërkaq sulmuesi tjetër e ka gjuajtur me granatë dore duke demoluar punëtorinë”, citohet të ketë thënë Asllani duke shtuar se Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, raporton “Zëri”.
Persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë edhe furrën e bukës “Vojvođanka”, pronë e shqiptarit në rrugën “Petar Drapshin” në Novi Sad.
Ndërkohë edhe Ambasada e Shqipërisë në Podgoricë është sulmuar me gurë, pak orë më parë, njoftojnë mediat malazeze. Sipas gazetës “Pobjeda” rreth orës 10:45 tre persona kanë gjuajtur me gurë ambasadën duke shkaktuar dëme materiale. Policia ka arrestuar tre sulmuesit e dyshimtë, ndër ta edhe një ish polic nga Podgorica.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?












