Shkurt.ch
Në Zvicër qarkullojnë të lirë 18 xhihadistë
Edhe përkundër ndalesës me ligj, në vend lëvizin lirshëm 18 xhihadistë, të kthyer nga vendet e përfshira në luftë ku kanë marrë pjesë në konflikt
Ditë më parë edhe zyrtarisht Zvicra ka shpallur të ndaluara me ligj të gjitha aktivitetet që kanë çfarëdo lidhje me IS-in (lëvizjen terroriste për Shtetin Islamik). Por, edhe përkundër kësaj ndalese, në vend lëvizin lirshëm 18 xhihadistë, për të cilët dihet se janë kthyer nga Siria ku kanë marrë pjesë në konfliktet e atjeshme.
Siç shkruan gazeta “Schweiz am Sonntag”, në vendet tjera ku po ashtu ka një ndalesë të tillë, xhihadistët e kttyer nga zona e luftës nuk lihen të lirë, gjegjësisht izolohen menjëherë.
Shërbimi Informativ i Zvicrës ka deklaruar këtë javë se ka regjistruar 18 veta që kanë udhëtuar të motivuar për pjesëmarrje në xhihad në vendet ku po luftohet. Por është vërtetuar vetëm një rast. Bëhet fjalë për një person nga kantoni Valis, ndaj të cilit është duke rrjedhur procedura penale e zhvilluar nga Prokuroria Federale. Por as ky nuk është i burgosur. Të 17 të tjerët janë xhihadistë të “pakonfirmuar”, pasi që nuk po zhvillohet procedurë penale kundër tyre, gjegjësisht autoritetet zvicerane nuk kanë arritur të ofrojnë argumente të sigurta për veprimtarinë e tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













