E-Diaspora
Blick: Nëse dikush duhej dënuar, atëherë UEFA!
A e kanë pasur të mundur lojtarët shqiptarë që pas sulmeve masive të tifozëve serbë (dhe të forcave të sigurisë) tëktheheshin në fushë? Jo.
Portali më i klikuar në Zvicër, Blick.ch ka publikuar komentin e redaktorit të sportit të gazetës me të njëjtin emër që e dënon Uefa-n lidhur me vendimin e marrë të premten.
“Të urtët” e UEFA-s nën kryesimin e austriakut Thomas Partl kanë folur: Për skandalin e Beogradit do të dënohen si Serbia ashtu dhe Shqipëria. A është e drejtë kjo? Cka është “e drejtë”? Një vendim sot perceptohet si i drejtë në rast se të gjitha palët mund të jetojnë me të. Por, shqiptarët nuk duan të jetojnë me humbjen parforfe 0:3 që u është shqiptuar. A është kjo tash e padrejtë?
Dy pyetje shtrohen këtu:
A e kanë pasur të mundur lojtarët shqiptarë që pas sulmeve masive të tifozëve serbë (dhe të forcave të sigurisë) tëktheheshin në fushë? Jo.
Nga kush u ngrit droni me fklamurin e Shqipërisë së Madhe? Vërtet nga një tifoz i Shqipërisë, prej një kishe aty afër? Kjo dhe pyetjet tjera për fluturimet e droneve në mënyrë të përgjithshme nuk kanë marrë përgjigjet e prera. Prandaj edhe nuk mund të përgjigjemi për çështjen e hyrjes në borxh.
Përse Shqipëria duhej të dënohej me parforfe? Përkrah recidivistit, Serbisë, i takonte dikuj tjetër të dënohej. Por, në katalogun e dr. Partl nuk parashihet dënim kundër UEFA-s. Është në kufi me çmendinë që të mos lejohen ndeshjet në mes të Spanjës dhe Gjibraltarit dhe në të njëjtën jkohë Serbia dhe Shqipëria të futen në të njëjtin grup. Për këso veprimesh të huqura, menaxherët në ekonominë private do të duhej t`i bartnin plaçkat. Ndërsa Michel Platinit e gjithë kjo i kushton sa një buzëqeshje e lodhur”, përfundon shkrimi..
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë Kapiteni i Zvicrës vlerëson forcën mendore të skuadrës pas kualifikimit historik në çerekfinale dhe tani fokusin... -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!













