E-Diaspora
Serbët dhe shqiptarët kontestojnë vendimin e UEFA-s
Pas ndeshjes skandaloze, njerëzit në Serbi, Shqipëri dhe në Kosovë janë të indinjuar me vendimin e marrë nga UEFA. (Andreas Ernst*)
Zemërimi shpërthyes dhe ndjenja se janë viktimë e një loje politike bashkon pjesë të mëdha të opinionit publik serb dhe shqiptar. Vetë vendimi i Komisionit Disiplinor të UEFA-s për të dënuar federatat e futbollit të të dy vendeve u bën përshtypje vetëm pak vetave. Të dja palët kanë paralajmëruar ankesë.
Ndeshja futbollistike në mes të dy Serbisë dhe Shqipërisë që u zhvillua të martën e kaluar u ndërpre pak para përfundimit të pjesës ë parë. Para kësaj, tifozët serbë kishin thirrur në kor sharje raciste ndërsa një dron me hartën e Shqipërisë së Madhe ishte teledirigjuar mbi fushën e lojës. Pati shtyrje në mes të lojtarëve dhe më tutje edhe rrahje me huliganet serbë . Për pasojë, kombëtarja shqiptare refuzoi të vazhdonte lojën, qoftë edhe pa shikues.
Në betejën mediale u inkuadruan menjëherë politikanët e të dyja anëve. Në këtë atmosferë, vizita e pare e një politikani kulmor shqiptar në Beograd pas 70 vitesh u shty për një kohë të shkurtër. Kryeministri Edi Rama do të pritet në Serbi më 10 nëntor.
Pas ndeshjes skandaloze, të rinjtë në Serbi sulmuan me gurë dhe me kokteje molotovi dhjetëra lokale në pronësi të shqiptarëve. Drejtori serb i policisë Milorad Veljovic deklaroi se policia kishte arrestuar të gjithë sulmuesit e dyshuar. Përcaktuese do të jetë se si do t`u qaset drejtësia ekstremistëve të rinj të cilët sulmuan kryesisht në territorin e regjionit multietnik të Vojvodinës. Ndjekja penale është mjaft larg nga një “zero tolerancë kundër racizmit”. Reagimet në vendet e banuara me shqiptarë u kufizuan vetëm në djegien e flamujve dhe në grafitet raciste.
Kryeministri Rama tha se vendimi i UEFA-s është i padrejtë, ai mbështet ankesën kundër tij. Ngjashëm është shprehur edhe trajneri i shqiptarëve, Gianni de Biasi. Kolegu i tij serb Dick Advocaat kritikoi vendimin si të njëanshëm. UEFA e ka deklaruar Serbinë fituese por duke ia tërhequr pikët. Të dyja federatat duhet të paguajnë dënime nga 100 mijë euro. Serbia, veç kësaj do t`i zhvillojë dy ndeshjet e radhës para tribunave të zbrazeta – një masë kjo që drejtohet kundër huliganëve.
* Përkthyer nga albinfo.ch; shkrimi botohet me autorizimin e autorit
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










