Lajme
Rekord i Doganës së Kosovës, 702 milionë euro për 9 muaj
Dogana e Kosovës nga fillimi i vitit e deri më sot ka grumbulluar mbi 700 milion euro, ose 30 milionë më shumë se në vitin 2013
Duke vazhduar performancën e mirë në grumbullimin e të hyrave, Dogana e Kosovës sipas raportit të fundit financiar ka tejkaluar nivelin rekord në mbledhjen e të hyrave pasi deri më sot ka mbledhur 702.6 milion euro.
Nga janari 2014 e deri më sot dogana ka kaluar shifrën prej 700 milion euro të mbledhura. Krahasimi i të hyrave të këtij viti me vitin paraprak tregon rritje prej afër 30 milion euro, pasi që vitin e kaluar (2013) Dogana kishte mbledhur në këtë periudhë 673 milion euro, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.
Dogana e atribuon performancën më të mirë tek disa faktorë kyç siç janë, reforma e suksesshme e administratës doganore, rritja e vetëdijes nga bizneset, rritja e disiplinës dhe masave anti-korrupsion, si dhe asistenca e ofruar nga qytetarët në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit. Dogana pret që deri në fund të këtij viti të arrijë mbi 900 milion euro të hyra që paraqesin shifrën në të lart të mbledhur ndonjëherë që nga themelimi i doganës.
Me këtë rast Dogana e Kosovës kërkon nga qytetarët që ta ndihmojnë në lajmërimin e rasteve të kontrabandës dhe korrupsionit përmes thirrjeve pa pagesë në 0800 50 095.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi












