Shkurt.ch
Zvicra, 1000 tenda dimri për refugjatët e Sirisë
Shteti helvetik deri më tash ka ndihmuar me 115 milionë franga viktimat e krizës në Siri dhe në Irak dhe është i gatshëm të vazhdojë me ndihma
Zvicra, në kuadrin e detyrimeve që ka marrë për të ndihmuar refugjatët në zonat e krizës rreth Sirisë është zotuar të dërgojë 1000 tenda dimri në Irakun Verior. Po ashtu ajo gjatë nëntorit do të dërgojë atje edhe batanije dhe agregate për ngrohje, ka siguruar presidenti i federatës dhe ministri i jashtëm Didier Burkhalter gjatë Konferencës për Refugjatë të martën në Berlin.
Në fjalën e tij Burkhalter ka falënderuar vendet fqinje të Sirisë, Libanin, Turqinë, Jordaninë, Irakun dhe Egjiptin, të cilat kanë strehuar rreth tre milionë refugjatë lufte.
Sipas njeriut të parë të Zvicrës, shteti helvetik deri më tash ka ndihmuar me 115 milionë franga viktimat e krizës në Siri dhe në Irak, ndërkohë që është i gatshëm të vazhdojë me ndihma.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











