Kosova
Vdes infermieri që pësoi sulm, duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit
Ai kishte probleme shëndetësore
Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm, duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten e kaluar.
Punëtori i Emergjencës, Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.
Ndonëse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi për t’i ndihmuar të tjerët, shkruan Gazeta Shneta, përcjell albinfo.ch.
Hodolli e vendosi veten në shërbim për të shpëtuar jetët e pacientëve, por ky moment do të bëhej shkak që ta humbiste jetën e vet.
Gjatë kohës sa po ndihmonte të plagosurit, Hodolli pësoi sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmonin të ndjerin.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













