Lajme
“Të gjithë zogjtë janë atje”, shfaqje zvicerane në „Skupi Fest“
Me shfaqjen “Të gjithë zogjtë janë atje” një produksion i teatrove Schlachthaus nga Berna e Zvicrës dhe Pokoleniy nga Rusia, të premten fillon edicioni i tetë i Festivalit ndërkombëtar të teatrit „Skupi Fest"
Në këtë festival do të prezantohen shtatë shfaqe që janë përzgjedhur mes 114 teatrove nga bota që kanë konkurruar këtë vit. Sipas organizatorëve të festivalit synimi ka qenë që të sjellin shfaqje të mira dhe jo të shtojnë numrat.
Ky është viti i tetë i festivalit ndërsa kriteri i vetëm mbi të cilin janë përzgjedhuar shfaqjet është cilësia, thonë organizatorët e festivalit.
„Mbi 114 teatro kanë konkurruar, por ne përzgjodhëm vetëm shtatë shfaqje. Pasi disa kohë më parë bordi drejtues mori një vendim që zgjidhja më e mirë për të selektuar shfaqjet janë ato që kanë marrë çmime nëpër vendet ku janë shfaqur”, ka thënë drejtori i festivalit Muzbajdin Qamili – Muçi, transmetojnë mediat në Shkup .
Festivali do të mbyllet më 6 nëntor.
Programi i Festivalit Skupi 2014
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











