Autotech
Cilat janë të metat e iPhone 11
Apple, shitjet e të cilëve kanë pësuar rënie në tremujorët e fundit, hodhën në treg iPhone 11
Versioni i ri ka kamera më interesante, ekran më të mirë, teknologji të re për të bërë foto, por shumë ekspertë në internet thonë se do të dalë mode pa u hedhur mirë në treg, pasi nuk ka rrjetin 5G.
5G nuk është një teknologji e largët. Përkundrazi, ka qenë një nga temat më të përmendura të vitit.
Huawei ka kryer marrëveshje për ta realizuar ndërtimin e rrjetit në shumë vende, ndërkohë që Koreja e Jugut, Britania dhe disa vende në Evropë e kan vënë në punë, transmeton TCH.
Tre celularët e Apple, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max kanë parametra shumë të larta, por asnjëri nuk ka 5G, përcjell albinfo.ch.
Huawei, Samsung, Oppo, LG dhe Oneplus janë disa nga kompanitë që e kanë vendosur tashmë sistemin 5G në telefonët e tyre, madje dhe Sony është duke punuar për ta nxjerrë së shpejti.
Po Apple, pse ka mbetur pas? Argumenti i Apple është se 5G nuk është përhapur mjaftueshëm për të ndërtuar diçka të qëndrueshme, ndaj nuk e kanë vendosur. Parimi i tyre është që në telefon të vendosin vetëm pjesë që janë testuar disa herë dhe që u është garantuar cilësia.
Kjo mund të jetë e vërtetë, por shumë ekspertë thonë se kur iPhone 11 të jetë përhapur në treg, 5G mund të ketë bërë hapa domethënës, dhe Apple do të ishte shumë mbrapa.
Frika
Të martën, iPhone hodhi në treg tre modelet më të fundit; iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, shumë më të avancuar se paraardhësit e tyre, respektivisht iPhone XS, XS Max dhe XR.
Në një kohë kur fansat e kompanisë gjigante janë mëse të entuziazmuar rreth risive në fjalë, disa të tjerëve, iPhone-t më të fundit u kanë shkaktuar ndjesi neverie, ankthi apo djersitjeje për shkak të fobisë së tyre, e njohur si tripofobia.
Fobia në fjalë s’është gjë tjetër veçse frikë kundrejt sipërfaqeve me vrima, vrimave të dendura por nga ana tjetër tepër të imëta, të ngjashme me hojet e bletëve. Kështu, 3 kamerat të përfshira në celularët më të fundit kanë nxitur te këta persona kruajtje, të përziera dhe ngarkesa negative emocionale.
Përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale, tripofobikët e kanë krahasuar kamerën e trefishtë me të tjera imazhe ngacmuese për ta.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga













