E-Diaspora
Qindra shqiptarë protestojnë para selisë së UEFA-s
Pas rreth një orë sa zgjati, protesta ka përfunduar. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe pa incidente. ———–
Pas rreth një orë sa zgjati, protesta ka përfunduar. Protestuesit janë shpërndarë të qetë dhe pa incidente.
———–
Rreth 400 veta po marrin pjesë në protestën që po mbahet, para selisë së UEFA-së në Nyon të organizuar nga një këshill organizues i Tifozave Kuq e Zi, i cili ka marrë lejen e nevojshme nga policia. Pjesëmarrësit po skandojnë kundër vendimit që UEFA mori javën e kaluar lidhur me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, na njofton bashkëpunëtori ynë, Dritan Sylejmani i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.
Përveç nga e gjithë Zvicra, një numër i protestuesve ka ardhur edhe nga Franca fqinje, merr vesh bashkëpunëtori ynë.
Në protestë, me pankarta të ndryshme dënohet qëndrimi i UEFA-s dhe i kërkohet asaj të veprojë kundër racizmit, si “Uefa i tha po racizmit” etj. Po ashtu, në këto pankarta mund të lexohen slogane kritike që i drejtohen kryetarit të Uefa-s, Michel Platini etj.
Siç dihet, federata e futbollit evropian me vendimin në fjalë i dha fitoren parforfe Serbisë ndërkohë që po asaj iu morën 3 pikë nga plasmani i përgjithshëm. Njëkohësisht edhe kombëtarja shqiptare u dënua ashtu sikurse ajo serbe me gjobë prej 100 mijë eurosh.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












