Shkurt.ch
Kanadaja i hap dyert për emigrantët
Qeveria konzervatore planifikon të rrisë kuotat e emigrantëve në vitin 2015
Ministri i Emigracionit, Chris Alexander, tha se Kanadaja ka për qëllim të pranojë më shumë se 285 mijë banorë të rinj vitin e ardhshëm, numër ky më i larti “në historinë e kohëve të fundit”.
Herën e fundit Kanadaja kishte pranuar 280 mijë banorë në vitin 2010.
Një pjesë e madhe, rreth 65 për qind të të gjithë të huajve, do të jenë emigrantë ekonomikë dhe familjet e tyre. Në këtë kategori hyjnë edhe refugjatët e të tjerët, të cilët gjatë viteve të shkuara janë pranuar në
Kanada në bazë të programeve humanitare.
Ministri kanadez tha se qëllimi pasqyron pikëpamjen e qeverisë se imigracioni është vendimtar për prosperitetin ekonomik të Kanadasë.
Objektiv për vitin 2015 për Qeverinë e Kanadasë është të pranojë nga 260 deri 285 mijë emigrantë, thuhet në planin vjetor të emigracionit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?












