Lajme
Tiranë-Prishtinë, marrëveshja e parë
Nënshkruhet marrëveshja e parë e bashkëpunimit midis Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë
Përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës dhe ata të Ministrisë shqiptare të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të bashkëpunimit, që nisë të implementohet gjatë ditëve të pavarësisë. Marrëveshja zbatohet nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Panaireve (QKP) e cila është nën vartësinë e ministrisë shqiptare.
Sipas një njoftimi, në këtë marrëveshje parashikohet bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për një sërë aktivitetesh në datat 27-28 nëntor 2014 në shënimin e Ditës së Pavarësisë.
“Aktivitetet do të përfshijnë organizimin e Panairit “Blej Shqip” në qendër të Prishtinës me prodhues dhe kompani nga treva të ndryshme shqiptare, koordinimin e takimeve mes kompanive të ndryshme shqiptare për rritjen e bashkëpunimit, si dhe një program të larmishëm artistiko-kulturor që do të zhvillohet paralel me aktivitetet e Panairit”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja mes dy institucioneve u nënshkrua nga drejtori i Drejtorisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota dhe nga titullarja e Qendrës Kombëtare të Panaireve, Elisabeta Katiaj.
“Kjo marrëveshje parashikohet të jetë vetëm një hap i parë drejt bashkëpunimit të mëtejshëm në të ardhmen në aktivitete që ndihmojnë dhe promovojnë prodhuesit dhe kompanitë shqiptare duke zgjeruar dhe konsoliduar tregun vendas”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











