E-Diaspora
Ju njohim me basketbollistët shqiptarë në Zvicër
Në formacionin e parë të Zvicrës nuk ka asnjë basketbollist shqiptar. Në grupmoshat U20 është Arben Hoxhaj ndërsa në Ligën Nacionale A luan Ardefrim Lushaj
Në krahasim me sportet tjera të cilat janë me të njohura në arenën ndërkombëtare, si futbolli, hokej mbi akull, skitaria etj, sporti i basketbollit zviceran është më pak i njohur. Pos pjesëmarrjes në kualifikime për kampionatet evropiane, botërore e olimpiada, ky sport në Zvicër nuk shquhet për ndonjë sukses tjetër.
Sidoqoftë, basketbolli zviceran ka një strukturë solide organizative. Ai luhet në kategori të ndryshme, duke filluar nga: Liga Nacionale A, Liga Nacionale B, pastaj Liga 1, e ndarë në dy grupe, perëndimi e lindje dhe së fundi vjen Liga e kupës Zvicerane ku pos ekipeve nga këto liga marrin pjesë edhe ekipet nga rajonet e ndryshme të Zvicrës.
Sa u përket të rinjve shqiptarë që merren me këtë sport, në krahasim me lojën e futbollit, duhet thënë se numri i tyre është shumë i vogël. Kur dihet numri i madh i shqiptarëve në Zvicër e sidomos i të rinjve shqiptarë, mund të themi se numri i tyre në basketbollin zviceran është shumë, shumë i vogël.
Sipas të dhënave të faqes zyrtare të federatës basketbollistike zvicerane, në formacionin e parë shtetëror të Zvicrës për meshkuj nuk ka asnjë basketbollist shqiptar. Në grupmoshat U20, i vetmi basketbollisti është Arben Hoxhaj i cili ishte anëtar i klubit Vevey Riviera. Nga ky sezon ai është në një akademi të basketbollit në SHBA, por vazhdon të jetë pjesë e U20
Në grupmoshat tjera në nivel të përfaqësueseve, për fat të keq nuk figuron asnjë shqiptar.
Ndërsa sa i përket klubeve në ligat zvicerane janë të angazhuar basketbollistët në vijim: Në ligën Nacionale A, i vetmi basketbollisti shqiptar është Ardefrim Lushaj, i cili luan në klubin Starwings Basket Regio Basel
Në Ligën Nacionale B janë 3 shqiptarë. Ukshin Demi luan në klubin BBC Nyon, Adrijan Ahmetaj në klubin Swiss Central Basket Lucern dhe Etrit Dibrani në Villars Basket
Kurse në Liga 1 në të dy grupet janë të angazhuar 8 basketbollistë shqiptarë, të cilët janë: Gëzim Saliu në Chaux de Fond, Luftëtar Alija në Soleure Solothurn, Fisnik Krasniqi në Grasshopper Zurich, Refik Zendeli në CBS Zurich, Valdrim Zekolli në Genève, Afrim Esati në Solothurn, Nedat Berisha në Solothurn dhe Alban Preteni në Lugano
Sa i përket basketbollit të femrave, vajza shqiptare nuk ka në formacionet shtetërore të Zvicrës në asnjë grupmoshë. Kurse në ekipe të ndryshme luajnë disa syresh. Kështu, në Ligën Nacionale A janë dy basketbolliste: Dafina Jashari në klubin Esperance Sportive Pully dhe Elhame Himaj në klubin Fizzy Riva në Saint Vitole.
Në ligën Nacionale B luajnë pesë shqiptare. Fjala është për basketbollistet: Vjosa Rexhepi në klubin Pirrate Biel BienneSoleure Solothurn, Selma Asllani në BC Wintenthur, Eltiona Miroci në Lucern Highflyers, Donjeta Gashi në Lucern Highflyers dhe Valdete Alija në Gjenevë.
Dardania e Lozanës, në vitet `90 ka pasur edhe ekipin e saj të basketbollit
Një kuriozitet: Nga viti 1990 deri në vitin 1992 në kuadrin e Klubit “Dardania” të Lozanës ka vepruar edhe klubi përkatës i basketbollit. Ai është mbajtur falë entuziazmit të një grupi të vogël të rinjsh të përkushtuar për basketboll. Për shkaqe të ndryshme, mungesë financash etj, veprimtaria e tij është shuar. Ky ka qenë me siguri klubi i vetëm shqiptar i basketbollit në Zvicër e më gjerë, ku kemi ndërkaq një mori klubesh shqiptare të futbollit.
Setmer Selmani
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Granit Xhaka: Si kapiten kërkova të gjuaj penalltinë e parë dhe të marr përgjegjësinë Kapiteni i Zvicrës vlerëson forcën mendore të skuadrës pas kualifikimit historik në çerekfinale dhe tani fokusin... -
Zvicër
Çerekfinale historike: Granit Xhaka përballë Lionel Messit në Botëror -
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!














