Shqipëria
Skandali me pasaportat diplomatike në Shqipëri
Ajo që bie në sy është se në disa institucione e drejta për pasaportë diplomatike i njihet edhe shoferëve të kryetarëve
Për të zbuluar se cilat janë arsyet që pasaportat diplomatike në Shqipëri janë dhënë në mënyrë masive në do të analizojmë kuadrin ligjor.
Sipas një doklumenti zyrtat të siguruar nga “Top Story” e TCH dhënia e pasaportave diplomatike për kategori të ndryshme është rregulluar me VKM NR 335. DT 2.09.1997 “Për Lëshimin e Pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit”.
Por shikoni se çfarë ka bërë politika shqiptare! Pas vitit 1997 kanë dalë edhe 25 VKM të tjera. Secili prej tyre, nga viti në vit, vetëm i shtonte listës, kategori të tjera që mund të përfitonin pasaporta diplomatike. Kjo pra është arsyeja kryesore përse ka pasaporta diplomatike më shumë se Anglia, përcjell albinfo.ch.
Ne kemi siguruar listën ku tregohen kategoritë e ndryshme të individëve që kanë të drejtë të marrin pasaporta diplomatike.
Lista ka gjithsej 78 kategori. Në krah të cilës kategori jepet edhe VKM-ja në të cilën mbështetet e drejta për pasaportë diplomatike dhe shërbimi.
Duhet të kemi parasysh se në këtë listë nuk futen diplomatët e karrierës dhe deputetët. Ja cilat janë disa nga këto kategori.
Vetëm nga agjencitë shtetërore kemi 15 kategori që përfitojnë të drejtën për këto pasaporta. Këtu psh. Futet drejtori i rezervave të shtetit, Drejtori i KESH-it, Drejtorit i Agjencisë së Kthimit dhe Kompnesimit të Pronave dhe deri tek organizatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve.
Lista vazhdon me Akademinë e Shkencave, avokatin e popullit, agjencinë telegrafike shqiptare, Bankën Qendrore, entet shtetërore, këshillin e lartë të drejtësisë, komunitete fetare etj.
Ajo që bie në sy është se në disa institucione e drejta për pasaportë diplomatike i njihet edhe shoferëve të kryetarëve. I tillë është rasti i shoferit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe shoferi i Kryetarit të Kontrollit te Lartë të Shtetit.
Pra, këta shoferë kanë pasur pasaporta diplomatike dhe mund të udhëtonin jashtë shtetit me lehtësira të mëdha.
Po të marrësh në konsideratë që në secilën nga këto kategori bëjnë pjesë me dhjetëra persona atëherë kupton se nga del një numër kaq i lartë i pasaportave diplomatike që janë shpërndarë.
E drejta për pasaportë diplomatike njihet edhe me ligj të vecantë sipas kategorive të ndryshme. Psh. Ligji për statusin e deputetit, neni 16, përcakton se Deputetit dhe bashkëshortes ose bashkëshortit, u njihet e drejta e pajisjes me pasaportë diplomatike gjatë kohës së kryerjes së mandatit, si dhe 3 vjet pas mbarimit të tij. E njëjta fjali gjendet edhe në ligjin për gjykatën Gjykatën e Lartë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Edhe nëse ata largohen nga ky post, pasaportën diplomatike mund ta mbajnë deri në 3 vite pas largimit nga detyra.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale Policia kantonale e St. Gallen ka shënuar rezultate të para konkrete në luftën kundër pedofilisë në... -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare -
Magic Pass vazhdon zgjerimin, por disa qendra skijimi mbeten jashtë -
UDC nis fushatë për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë”













