Lajme
“Google” do t’u japë prioritet lajmeve origjinale ndaj atyre të rreme
Në një njoftim të bërë së fundi në blog, “Google” raporton se do të mbështesë “raportimin origjinal”, çka do të përmirësojë rezultatet e kërkimeve
Motori gjigant i kërkimit “Google” do t’u japë prioritet lajmeve origjinale, një lajm ky që inkurajon gazetarinë cilësore.
Në një njoftim të bërë disa orë më parë në blog, “Google” raporton se do të mbështesë “raportimin origjinal”, çka do të përmirësojë rezultatet e kërkimeve.
Nisma do t’u japë gjithashtu dorë mediave të vogla lokale që investojnë kohë dhe mund për të raportuar lajme në kohë më të shpejtë se televizionet e mëdha gjeneraliste.
Deri më tani kanë qenë gjithmonë kompanitë e mëdha mediatike që kanë thithur audiencë, ndonëse lajmet mund të jenë raportuar më herët nga mediat e vogla lokale.
Tanimë lajmet e cilësisë së lartë do të përfshijnë një përshkrim të burimeve origjinale por ato duhet të jenë të sakta dhe brenda standardeve profesionale të gazetarisë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s "Publikimi mund të nxiste më tej kritikat publike dhe të ushtronte presion shtesë mbi zyrën e... -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni -
Skandal në Zvicër: mjekë akuzohen se kërkojnë para cash para operacioneve











