Shkurt.ch
Mbi 20 mijë azilkërkues për 10 muaj
Deri në fund të tetorit kanë kërkuar azil 20540 persona që është numër i përafërt me atë të azilkërkuesve të gjithë vitit 2013, kur ishin regjistruar 21465 kërkesa azili
Në Zvicër, në periudhën e deritashme të këtij viti është shënuar një rritje e numrit të azilkërkuesve. Deri në fund të tetorit kanë kërkuar azil 20540 persona që është numër i përafërt me atë të azilkërkuesve të gjithë vitit 2013, kur ishin regjistruar 21465 kërkesa azili.
Krahas rritjes së kërkesave për azil është rritur edhe numri i pranimit, ose njohjes së tyre, bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM). Nëse në vitin 2013 kuota e atyre që u ishte pranuar azili ishte 15.4 për qind, në periudhën deri në tetorin e vitit 2014 kjo kuotë është ngritur në 24.8 për qind. Fjala është për përgjigjen pozitive që për kërkesën e tyre të bërë për azil, refugjatët e kanë marrë në instancën e parë.
Ndërkaq, sipas BFM-së është zvogëluar numri i kërkesave për azil nga vendet “e sigurta”, për të cilat zhvillohen procedura të shkurta dhe refuzohen pothuajse pa përjashtim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













