Shkurt.ch
Dy të vdekur nga rrëshqitja e shkëmbit në Lugano
Ndonëse policia nuk ka dalë me të dhëna të sakta, mediet marrin vesh se dy gra kanë humbur jetën nën gërmadhat e shtëpisë
Reshjet e fuqishme të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në Kantonin e Tesinës, përveç vërshimeve kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu. Në afërsi të Luganos në natën në mes të të shtunës dhe të dielës ka rrëshqitur një shpat mali i cili ka mbuluar një shtëpi. Mendohet se në atë shtëpi, të shkatërruar në tërësi, kanë qenë tetë persona. Policia ende nuk ka të dhëna nëse ka vdekur ndonjë njeri ose jo. Por ndërkohë mediet marrin vesh se dy gra kanë humbur jetën nën gërmadha
Ndërkohë, katër veta janë dërguar në spital. Policia nuk ka mundur të konfirmojë për mediet nëse katër personat që e banonin në atë shtëpi kanë qëlluar në momentin fatal brenda saj ose jo. Aktualisht, si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbit është e mbyllur rruga kantonale në drejtim të Cadro-s, bën të ditur srf.ch.
Sipas policisë, rrëshqitja shkëmbit ka ndodhur rreth orës 2.30 të pas mesnatës në Davesco-Soragno, një lokalitet që është rreth 6 kilometra nga qendra e Luganos.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













