Kosova
Aksident tragjik, zbulohen emrat e 4 grave që humbën jetën
Po ktheheshin nga një ceremoni mortore, por një aksident tragjik u mori jetën
Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan- Papër, ku pas përplasjes së tri makinave, 4 jetë janë shuar.
Tashmë janë mësuar dhe emrat e personave që humbën jetën, të gjithë pasagjerë në një makinë të drejtuar nga shtetasi G. Kotorri.
Viktimat janë të katërta gra. Fjala është për 30-vjeçaren J. Kotorri, F. Agolli, 68 vjeçe, L. Hoxha, 58 vjeçe dhe L. Hoxha 55 vjeçe.
Për motive ende të paqarta, makina e tyre është copëtuar nga përplasja në pjesën anësorë të makinës. Si pasojë e impaktit, të katër gratë kanë vdekur.
Si pasojë e këtij aksidenti mjaft të rëndë, edhe dy persona të tjerë mbetën të lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Hetuesit kanë nisur tashmë punën për të zbuluar se kush e ka shkaktuar aksidentin e trefishtë. Deri më tani dyshimet janë për një parakalim të gabuar të njërës prej makinave të përfshira në incidentin e rëndë, shkrujanë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit















