Kuriozitete
Ndryshimet klimatike po dëmtojnë rëndë oqeanet në botë
Ndryshimet klimatike janë duke shkatërruar detet dhe rajonet e ngrira më shumë se kurrë më parë, është thënë në një raport të Kombeve të Bashkuara.
Sipas një paneli të shkencëtarëve të OKB-së, niveli i ujërave është duke u rritur, akulli po shkrihet dhe gjallesat janë duke ndryshuar ambient për shkak të aktiviteteve njerëzore.
Në raport po ashtu përmendet se humbja e zonave të akullit rrezikon lirimin e një sasie më të madhe të karbonit.
Mirëpo, ekziston shpresa se ndikimet më të rënda mund të anashkalohen, nëse veprohet menjëherë në zvogëlim të emetimeve të karbonit.
Ky është raporti i tretë i prodhuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në 12 muajt e fundit.
Më parë, shkencëtarët kanë analizuar se si mund të funksionojë bota nëse temperaturat rriten për 1.5 gradë celsius deri në fund të këtij shekulli.
Ata po ashtu kanë raportuar se çfarë ndikimi mund të ketë ndryshimi klimatik në territoret tokësore.
Megjithatë, studimi i ri, që analizon ndikimin e rritjes së temperaturave në oqeane dhe rajone të ngrira, mund të jetë më shqetësuesi nga tri publikimet e deritashme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












