Lajme
Greta Thunberg fiton çmim ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit
Disa ditë pas fjalimit të fuqishëm në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën, aktivistja suedeze, Greta Thunberg, është zgjedhur në mesin e katër personave që kanë fituar një çmim ndërkombëtar, i cilësuar si “Nobel alternativ”
Nxënësja nga Suedia, e cila i akuzoi emocionalisht liderët botërorë për tradhti ndaj gjeneratës së saj, u vlerësua larg nga juria e çmimit “Rights Livelihood”, për frymëzimin dhe ngritjen e kërkesave politike për masa urgjente klimatike, mbështetur në të vërtetat shkencore.
Në mesin e fituesve të këtij çmimi, krahas aktivistet suedeze, ishin edhe Guo Jianmei, avokate kineze për të drejtat e grave, dhe Aminatoi Haidar nga Saharaja Perëndimore, e cila po lufton për pavarësinë e vendit të saj.
Çmimi “Right Livelihood” jepet prej vitit 1980 pasi fondacioni i Nobelit e kishte refuzuar propozimin për dy çmime të reja, për punën mjedisore dhe punën në vendet në zhvillim. Në të kaluarën, këtë çmim e kanë fituar edhe Edward Snowden, Wangari Maathai dhe Alan Rusbridger.
“Jam thellësisht mirënjohëse që jam njëra nga fitueset e këtij çmimi, që është nder i madh. Sigurisht, unë nuk jam fituesja. Unë jam pjesë e një lëvizjeje globale të nxënësve, të rinjve dhe personave të rriturve, të cilët kanë vendosur të veprojnë në mbrojtje të planetit tonë. Këtë çmim e ndaj me ta”, tha Greta Thunberg, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













