Lajme
80% e buxhetit të familjeve shqiptare shpenzohet për ushqime dhe fatura
Familjet e varfra në vendin tonë janë të destinuara të mbesin të tilla për shkak se të gjitha burimet financiare i përdorimin për t’u ushqyer dhe paguar faturat e muajit, kryesisht ujë dhe drita, teksa investojnë gati aspak për t'u arsimuar
Familjet shqiptare që përfshihen në 20-përqindëshin e poshtëm te të ardhurave dhe që përfaqësojnë shtresën më të varfër në vend harxhojnë vetëm 0.2 për qind te të ardhurave mujore për t’u arsimuar, ose 15 herë më pak se mesatarja kombëtare prej 3%.
Familjet e varfra harxhojnë shumë më pak se mesatarja kombëtare për shëndetin, komunikimin, transportin, argëtimin etj.
Bazuar në anketën e buxhetit të familjeve 2018, shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve tregon se 90 % e familjeve shpenzon 83,9 % të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.
Nga ana tjetër, 10 % e familjeve shpenzon 16,1 % të konsumit, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj.
Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të familjeve me shpenzime më të larta janë 1,7 herë më shumë se ato të 90 % tjetër të familjeve.
Konsumi për frymë i 90 % të familjeve me shpenzimet më të ulëta janë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ndërsa 10 % ie familjeve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,0 herë më i madh, në favor të 10% të familjeve.
Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6 % të shpenzimeve të 10 % të familjeve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5 % të shpenzimeve mesatare për konsum të 90 % tjetër, në krahasim me vitin 2017, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime











