Lajme
Policia prangos rrjetin kriminal të naftës
Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona të dyshuar për kontrabandë me derivate të naftës. Aksioni po vazhdon pasi që 5 nga të kërkuarit janë në arrati
Policia e Kosovës të mërkurën në mëngjes ka nisur një aksion të gjerë për arrestimin e një rrjeti kriminal që merret me kontrabandë të derivateve të naftës. Sipas informatave zyrtare nga polica, shtatëmbëdhjetë (17) persona janë arrestuar, në mesin e tyre edhe bosët e naftës.
Siç njoftoi Policia e Kosovës në një konferencë për media, aksioni është duke vazhduar pasi 5 persona të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati. Policia ka kontrolluar gjithsej 38 lokacione në disa komuna të Kosovës.
Në këtë operacion Policia e Kosovës ka konfiskuar 24.500 euro, 11 armë të kalibrit të ndryshëm, 5 vetura, 20 kompjuterë, 135 mijë cigare.
Për shkak se rasti ende është në fazën përfundimtare, emrat e bizneseve që janë 12 pompa të benzinës të përfshira, nuk po bëhen të ditur. Sipas Policisë, personat janë në mbajtje.
Elez Blakaj prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka thënë se në operacionin e koduar me emrin “Transportuesi” është shkatërruar një grup i gjerë, i cili ka qenë i strukturuar mirë dhe që ka vepruar në disa komuna të Kosovës.
“Të dyshuarit kanë përdorur metoda të ndryshme për të konrtabanduar mallra nga Serbia për në territorin e Kosovës”, ka thë Blakaj, duke shtuar se rasti është hapur për krim të organizuar, evazion fiskal dhe kontrabandë me derivate të naftës dhe mallrave të tjera.
Ndërsa Rexhep Fetahu nga Policia Kundër Krimit të Organizuar ka thënë se përveç 17 personave të arrestuar, janë edhe pesë të tjerë të shpallur në kërkim policor.
“Gjatë operacionit ka pasur bastisje në 12 pompa të naftës ndërsa janë sekuestruar mbi 24 mijë euro, 11 armë të ndryshme të zjarrit, pesë vetura si dhe gjësende të tjera të cilat do të përdoren si dëshmi”, ka thënë Fetahu.
Në konferencën për media nga Polica, Prokuroria, Dogana e EULEX, u tha se hetimet për këtë grup të dyshuar kanë filluar që nga muaji maj. Ndërsa jo zyrtarisht merret vesh se në mesin e të arrestuarve ka edhe bosa të furnizimit me naftë. .
E-Diaspora
-
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës Ganimet Shala është asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Ljubljanës, themeluese e Shoqatës së Grave... -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












