Shkurt.ch
MIliarderi zviceran jep 120 milionë dollarë për kërkime shkencore
Qendra hulumtuese e ngritur me këto para do t`i bashkojë studiuesit nga fusha e teknikës mjekësisë, hulumtimet e qelizave bazë dhe robotikës
Universiteti prestigjioz teknik i Cyrihut (ETH) së bashku me Universitetin e Cyrihut kanë marrë një dhuratë të çmuar nga një mecenë në prag të Krishtlindjeve. Miliarderi zviceran me qëndrim në SHBA Hansjörg Wyss, ka vendosur që t`i dhurojë 120 milionë dollarë amerikanë për thellimin e hulumtimeve shkencore në fushë të teknikës dhe mjekësisë.
Në të vërtetë dy universitetet me shumën e dhuruar nga miliarderi në fjalë themelojnë qendrën studimore “Wyss Translational Center Zürich WTZ”. Kjo qendër do t`i bashkojë studiuesit nga fusha e teknikës mjekësisë, hulumtimet e qelizave bazë dhe robotikës.
Dhurata do të jetë baza për ngritjen e qendrës në fjalë dhe për mbajtjen e saj në shtatë vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, dy universitetet e Cyrihut investojnë përmes personelit të tyre dhe infrastrukturës.
Projekti do të fillojë realizimin në vitin 2015.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











