E-Diaspora
Edhe një futbollist shqiptar në ligën e parë zvicerane
Edhe një futbollist shqiptar iu bashkua emrave të shumë futbollistëve shqiptarë që luajnë në ligën e parë zvicerane. Florian Kamberi ka nënshkruar kontratë me ekipin e Grasshopperit.
Emrave të shumtë të talenteve shqiptarë që luajnë në ligën zvicerane iu shtua edhe një talent i ri. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Florian Kamberi, i cili me talentin e tij është duke mahnitur në futbollin zviceran. Sukseset e tij të deritashme kanë bindur ekipin e Grasshopperit që të nënshkruajë me të. Para se të nënshkruajë me këtë skuadër, Floriani ka luajtur për ekipin Rappersëill, në të cilin ai ka qenë lojtari kryesor, duke e ndihmuar që ky ekip të ngjitet një ligë më lart. Djaloshi i cili jeton në Cyrih, por me prejardhje nga Glogjani i Pejës, kishte oferta të shumta nga ekipet zvicerane, por si përfundim vendosi të nënshkruajë me Grasshopperin. Fillimisht ai ishte aktivizuar me grupmoshat U-21, ku shfaqi një performancë të shkëlqyeshme, në 11 ndeshje bëri 9 gola dhe 5 asistime. Kjo bëri që Floriani të bëhet pjesë e ekipit të parë dhe të nënshkruajë me ekipin e Grasshopperit deri në verën e vitit 2017. Ndryshe Floriani llogaritet një nga talentet më të mëdhenj të ligës zvicerane.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













