Zhvillim
2.5 milionë franga për Institutin parlamentar të Maqedonisë
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe ambasadori i Zvicrës, Stefano Lazzarotto, kanë nënshkruar sot në Shkup një Memorandum Mirëkuptimi në mes të Parlamentit dhe Këshillit Federal të Zvicrës
Zvicra do të ndajë edhe 2.5 milionë franga në tre vjetët e ardhshëm për projektin e Institutit parlamentar në Maqedoni.
Instituti parlamentar është një njësi e veçantë organizative brenda Kuvendit.
Instituti është një qendër kërkimore që deputetëve u siguron kërkime dhe analiza për të kryer funksionin parlamentar.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veljanoski tha se fokusi për tre vjetët e ardhshëm do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve në kërkime shkencore, biblioteka dhe arkiva, veçanërisht forcimin institucional të Institutit parlamentar.
Ambasadori i Zvicrës në Shkup, Lazaratti, vuri në dukje se mbështetja zvicerane e projektit është që të ruajë paanshmërinë e Institutit të Shërbimeve Parlamentare, forcimin e menaxhimit të saj të përgjithshëm dhe rifreskimin e bazës ligjore, forcimin e rolit të Këshillit Drejtues, bashkëpunimin me institucionet relevante vendëse dhe ndërkombëtare.
Gjatë tre vjetëve rolin këshillues të projektit për Institutin parlamentar do ta ketë Instituti Nacional Demokratik (NDI).
Rreth projektit “Mbështetje për krijimin dhe zhvillimin e Institutit parlamentar” deri tani janë përdorur pesë milionë franga zvicerane, ndërsa për tre vjetët e ardhshëm janë planifikuar edhe 2.5 milionë franga.
Fondet janë investuar në punësim dhe në ngritjen e kapaciteteve të stafit 25-anëtarësh të Institutit parlamentar, pajisjen e Institutit me mjete moderne, videokonferenca, përkthim simultan dhe arkivimin e 660 metrave katrorë të hapësirës së zyrës në ndërtesën e Parlamentit, si dhe qasja në software të nevojshme për një Institut parlamentar.
“Mbështetja për ngritjen dhe zhvillimin e Institutit parlamentar” është financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe është zbatuar nga Instituti Nacional Demokratik (NDI).
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












