Kosova
KQZ’ja tregon si të votohet hap pas hapi
Kosovarët nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të dhënë votën e tyre për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Klan Kosovën të gjithë hapat që një votues duhet të ndjekë për ta dhënë votën e tij dhe që ajo të konsiderohet e vlefshme, përcjellë albinfo.ch
“Jemi në hyrje të një vendvotimi në qendrën e Fakultetit Filologjik. E para – në çdo derë të çdo vendvotimi është i shënuar numri i vendvotimit përkatës dhe janë të shtypura disa nga ndalesat si duhanpirja, fotografimi i votës dhe mbajtja e armës”.
“Një votues që vjen për të votuar në vendvotimin e tij fillimisht në hyrje të vendvotimit ka për të takuar atë që ne e quajmë kontrollues i rreshtit”.
“Detyra e kontrolluesit të rreshtit është për të parë nëse votuesi ka votuar më parë. Ai e bën këtë duke e kontrolluar gishtin e votuesit me llampën ultra-vjollcë e cila e detekton ngjyrën në gishtin e votuesit – në rast se është spërkatur më parë”.
“Nëse votuesi nuk ka votuar, pra nuk detektohet shenja në gishtërinj, atëherë votuesi mund të vazhdojë me procedurën tjetër për të votuar”.
“Hapi i radhës i votuesit është që të shkojë te zyrtari i identifikimit. Detyra e zyrtarit të identifikimit është për ta gjetur në listën votuese votuesin. Ai e gjen këtë pasi qytetari i ka prezantuar atij dokumentin që kërkohet për identifikim në vendvotim”.
“Nëse nuk është në listën votuese, votuesit i thuhet që të shkojë te tavolina ndihmëse për të marrë informacione të tjera që ta gjejë vendvotimin e tij”.
Por, cilat janë dokumentet me të cilat qytetarët e Kosovës mund të votojnë nesër?
“Janë katër dokumente të identifikimit të pranueshme në vendvotim – pasaportë e vlefshme, letërnjoftim i vlefshëm, dokument i vlefshëm i udhëtimit dhe leje e vozitjes e vlefshme – dokumente që duhet të jenë të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës”.
“Pasi të bëhet identifikimi i votuesit nga zyrtari i identifikimit, votuesi duhet të nënshkruajë afër emrit të tij.
“Pas kësaj, votuesi do të kalojë te personi tjetër që është dhënësi i fletëvotimit. Dhënësi i fletëvotimit fillimisht e spërkat me ngjyrë gishtin tregues të votuesit për të konfirmuar se votuesi po voton. Më pas, dhënësi i fletëvotimit e vulosë fletëvotimin në pjesën e pasme dhe ja jep votuesit”.
“Detyra e radhës e votuesit është që të shkojë në kabinën e votimit që të kryejë procesin e votimit”.
Cila është mënyra e drejtë për të votuar?
“Në mënyrë që fletëvotimi të jetë i vlefshëm, qytetari me të drejtë votimi në anën e majtë duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe në anën e djathtë janë numrat e kandidatëve ku votuesi duhet të zgjedhë më së shumti pesë kandidatë për deputetë”.
“Pasi ta ketë plotësuar fletëvotimin, votuesi duhet ta vendosë fletëvotimin në kutinë e votimit. Afër kutisë së votimit është mbikëqyrësi i kutisë së votave i cili ka për detyrë që të hapë kutinë që votuesi personalisht ta hedhë fletën e votimit”.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














