Kosova
Votat me kusht dhe me postë numërohen ditëve të ardhshme
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve tashmë është duke arritur materiali i ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat e Kosovës, dhe deri në fund të ditës pritet që i gjithë ai material të arrijë në këtë qendër
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se aktualisht në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listave përfundimtare të votuesve në vendvotime, transmeton Klan Kosova.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pritet që brenda disa ditëve të nisë numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat që kanë arritur përmes postës.
Sipas Valmir Elezit, aktualisht KQZ nuk i ka të dhënat se sa persona me nevoja të veçanta e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar, apo sa është numri i votave me kusht, por që sipas tij, këto të dhëna do të bëhen të ditura pasi të mbarojë procedura e pranimit të materialit të ndjeshëm zgjedhor nga të gjitha komunat votuese në Kosovë.
Elezi tha se 2785 persona kanë qenë të regjistruar si persona me nevoja të veçanta, ndërsa Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 16 mijë pako të supozuara me fletëvotime.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, u shpreh optimist se brenda ditës së sotme do të përfundojë edhe publikimi i rezultateve preliminare të zgjedhjeve të djeshme, ku deri më tani në web faqe janë publikuar vetëm 97 për qind e vendvotimeve.
Derisa thotë se deri te shpallja e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e 6 tetorit varet nga procedura dhe dinamika e punëve në QNR.
Aktualisht nga 97 për qind e votave të numëruara Lëvizja Vetëvendosje po prin me 200 mijë e 374 vota ose 25.60 për qind. LDK është në pozitën e dytë me 194 mijë e 778 vota ose 24.88 për qind, PDK radhitet në vendin e tretë me 164 mijë e 930 vota ose 21.07 për qind, e katërta koalicioni AAK-PSD me 90 mijë e 280 vota ose 11. 53 për qind, Lista Serbe ka marrë 52 mijë e 529 vota ose 6.71 për qind, ndërsa subjektet e tjera mbi 10 për qind të votave.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i qytetarëve më të drejtë vote që kanë votuar është 812.049 apo përkthyer në përqindje 44.18 për qind.
Ndryshe, qytetarët patën mundësi të zgjedhin në mesin e 25 subjekteve politike dhe me mbi 1000 kandidatë për deputetë, të cilët për dhjetë ditë gjatë fushatës zgjedhore shpalosën programin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta
















