Kosova
Kurti: Në vend të taksës, reciprocitet, dialogu nis me serbët e Kosovës
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme
Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje, me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.
Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel në Prishtinë, Muhamed Veliu, Kurti ka folur për taksën ndaj Serbisë dhe për dialogun me ta.
Muhamed Veliu: Zoti Kurti, krahas qeverisjes për ta ndryshuar realitetin ekonomik të Kosovës dhe çështjeve sociale, ju si kryeministër i ardhshëm i Kosovës keni edhe peshën e rëndë për t’u marrë me çështjet e taksës, po ashtu dhe me rinisjen e dialogut me Beogradin, jeni i gatshëm që ta hiqni taksën? Si do të veproni?
Albin Kurti: Ne nuk heqim taksën, por e zëvendësojmë me parimin e reciprocitet, pra taksa nuk ka qenë asnjëherë politikë e Vetëvendosjes. Unë nuk u përkas atyre që thonë se mund të vijë ky uji nga Serbia dhe në vend të 1 euro do të kushtojë 2, besoj që kriteri i marrëdhënieve të shëndosha bilaterale ndër shtetërore është reciprociteti.
Serbia nuk pranon as certifikatat e prodhimit të mallrave, as targat e regjistrimit asgjë nuk pranon nga Republika e Kosovës dhe kjo është e patolerueshme. Besoj për të gjithë neve, e pa dyshim për qeverisjen tonë të ardhshme, sa i përket dialogut me Serbinë qysh në javën e parë si kryeministër unë do të filloj dialogun me serbët e Kosovës, dialog prej poshtë lart dhe përveç kësaj, dialog për zhvillim e për integrim, jo për pajtim. S’më ka bërë gjë mu serbi nga Graçanica, pajtimi bëhet kur Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës dhe na i paguan dëmet e luftës, nuk kemi pse pajtohemi me serbin e Graçanicës.
Dhe tjetra është se që në muajin e parë do të vendos kontakte me zotin Borrel, pasardhësin e Mogherinit, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme dhe sigurinë e BE-së, përfaqësues i lartë atje dhe ta kemi dialogun për dialogun.
Dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë, që ai të jetë i përgatitur mirë me parime si me treg e sikur që ishte tregu tash, por në muajin e parë do ta bëjmë një bilanc të 33 marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë nga viti 2011 deri në vitin 2017.
Dialogun gjashtëvjeçar ne nuk e kemi shumë të qartë çka është zbatuar, pse nuk është zbatuar ajo që nuk është zbatuar dhe cili ka qenë ndikimi dhe thelbi i këtyre marrëveshjeve në jetën e qytetarëve të Kosovës. Pas këtyre do të krijoj ekipin negociator edhe me opozitën, do ta udhëheq vetë ekipin negociator dhe do t’i shtoj kërkesa Serbisë.
Serbia thotë cila është oferta juaj, oferta jonë për Serbinë janë kërkesat tona për Serbinë, pra borxhin që na e ka ajo neve dhe unë jam i bindur që dialogu i ardhshëm do të jetë shumë më solid dhe nuk do të jetë jotransparent, anash popullit apo prapa tij, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet Njëherë të përdorura vetëm për dritë, lutje ose festime ditëlindjeje, qirinjtë janë shndërruar në aksesor modern... -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje













