Kosova
Procesi i numërimit të votave drejt fundit, LVV-ja e para me 200 mijë vota
Rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është duke iu afruar përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa rezultatet vazhdojnë të jenë të pandryshueshme, ku prinë LVV, e pasuar nga LDK.
Tani kur janë numëruar 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.403 vota, apo 24,84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 166.907, apo 21.21%. Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 90.675 vota, apo 11,52%.
Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka 38.480 vota, apo 4.89%. Kurse numri i votave të pavlefshme vazhdon të shënojë rritje. Nga numërimi i 98,35% të votave të deritanishme nga zgjedhjet e djeshme parlamentare nga ana e KQZ-së, 40.245 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane Inteligjenca artificiale i ndihmon dyqanet dhe restorantet të porosisin sasinë e duhur të produkteve të freskëta... -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike











