Shkurt.ch
Zviceranët dhurojnë 6 milionë franga për refugjatët
Kjo shumë parash është grumbulluar brenda një jave ndërsa në aksion ka marrë pjesë edhe presidenti i Federatës, Didier Burkhalter
Aksioni humanitar “Jeder Rappen zählt” (çdo cent ia vlen), i organizuar nga Radiotelevizioni i Zvicrës dhe organizata humanitare “Glückskette” ka mbledhur 6 milionë e 127.335 franga. Kjo shumë parash, e grumbulluar brenda një jave u dedikohet familjeve refugjate.
“Glükskette” synon që familjeve në fjalë t`ua mundësojë pasjen e gjërave më të domosdoshme: artikujve ushqimorë, ujit, vendin për strehim si dhe ndihmën mjekësore e psikologjike.
Moderatorët Tina Nägeli, Nik Hartmann dhe Philippe Gerber kanë qëndruar për shtatë ditë të plota në kutinë prej qelqi në Europaplatz të Lucernit, që ishte qendra e aksionit për grumbullimin e ndihmave.
Në mesin e mysafirëve të shumtë eminentë të tyre kanë qenë presidenti federal Didier Burkhalter, reperi Stress, Noah Veraguth dhe reperi Knackenboul etj.Burkhalter madje ka kënduar bashkë me këngëtarin Bastian Backer.
Edhe pjesëmarrësit tjerë të njohur, me nga një veprim simbolik janë solidarizuar me aksionin dhe kanë ndihmuar edhe konkretisht zhvillimin e tij.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih













