Kosova
Gjermanja Taubadel, raportuesja e re për Kosovën në Parlamentin Evropian
Eurodeputetja gjermane Viloa von Carmon-Taubadel është Raportuesja e re për Kosovën në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.
Carmon-Taubadel tashmë është e involvuar në zhvillimet në Kosovë, pasi ka qenë shefe e misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet, të cilat u mbajtën këtë fundjavë në vend.
Eurodeputetja gjermane do të zëvendësojë Igor Sholtesin, i cili ka mbajtur këtë pozitë më parë në Parlamentin Evropian.
Carmon-Taubadel gjithashtu vjen nga i njëjti grup parlamentar në Parlamentin Evropian, të cilit i përkiste Sholtes.
Raportuesit e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor janë përgjegjës për hartimin e raporteve vjetore që miratohen nga Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, të cilët më pas diskutohen në seanca plenare, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














