Lajme
Mbi 100 makina bllokohen në rrugën Kërçovë – Strugë
Bllokimin e ka shkaktuar një kamionë, i cili ka ngecur në mes të rrugës, ndërsa udhëtarët që kanë mbetur në kolonë, thonë se po u harxhohet karburanti dhe rrezikojnë nga të ftohtit
Më shumë se 100 makina janë bllokuar në magjistralen Kërçovë- Strugë si pasojë e reshjeve të mëdha të borës. Bllokimin e ka shkaktuar një kamionë, i cili ka ngecur në mes të rrugës, ndërsa më pas raportohet se kanë rrëshqitur edhe disa vetura dhe e kanë bërë rrugën të pakalueshme.
Kjo gjendje, sic raporton INA, ka ndodhë në fshatin Arbinovë në hyrje të rrugës që çon për Strugë dhe Ohër.
Një kamion i ndërmarrjes “Rruget e Maqedonisë” në tentimin për të zhbllokuar rrugën, gjithashtu ka ngelur i bllokuar në borë, për shkak të reshjeve dhe sasisë së madhe të borës. Kjo ndërmarrje ka theksuar se po ndërmerre të gjitha masat për normalizimin e komunikacionit. Por, bllokada pritet të vazhdojë edhe për disa orë, për shkak të reshjeve intensive të borës.
Udhëtarë që kanë ngelur në makinat e apelojnë që sa më shpejt të zhbllokohet rruga.
“Ne presim që sa më shpejt të hapet rruga, sepse po mbetemi edhe pa karburant dhe se situata do të bëhet edhe më e vështirë. Apelojmë që sa më shpejt të ndërhyhet dhe të zhbllokohet rruga, përndryshe bllokada po bëhet edhe më e rëndë dhe se ka nisur ngrica dhe temperaturat e ulëta”, ka thënë një udhëtarë i mbetur në kolonë.
Ndryshe, reshjet e pandërprera të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona në Koosvë, Maqedoni dhe Shqipëri. Në orët e mbrëmje u raportua për mbylljen e rrugës Librazhd-Qafëthanë, ndërsa në Kosovë disa rrugë malore janë të mbyllura, përfshirë edhe atë Pejë-Kullë-Rozhajë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”













