Kuriozitete
Volkswagen paraqet Golf 8, dy javë para se ta prezantojë zyrtarisht
Gjenerata e tetë e këtij modeli është parë disa herë, derisa kjo është hera e parë që shfaqet zyrtarisht nga prodhuesi.
Shumicën e vëmendjes Volkswagen e ka drejtuar kohët e fundit nga makinat elektrike të linjës ID.
Megjithatë, nuk e ka harruar një prej makinave kryesore, për të cilën tashmë e ka shpërndarë një fotografi, ku e shfaq për herë të parë dukjen e gjeneratës së tetë të modelit Golf.
Kjo vjen vetëm dy javë para se ta prezantojë zyrtarisht në bazën kryesore në kompanisë në Wolfsburg të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
Dukja e jashtme nuk e dallon shumë nga Golf, vetëm se grilli i është ngushtuar shumë, dritat i ka më të holla, derisa në pjesën e poshtme ka hapësirë shumë më të madhe për futjen e ajrit. Gjë që nënkupton se do të ketë një motor të fuqishme për ta freskuar.
Lansimi i Volkswagen Golf nuk do të zgjatë shumë, pasi që do të fillojë nga muaji dhjetor i këtij viti.
Pas kësaj, Volkswagen ka bërë të ditur se deri në vitin 2022 do të punojë që ky model të shpenzojë më pak, derisa do të ketë teknologji më të lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit












