Bota
”Nënat e Srebrenicës” kërkojnë tërheqjen e Nobelit për Handken
Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi
Shoqata e njohur boshnjake ”Nënat e Srebrenicës” dënuan ashpër vendimin për dhënien e çmimit Nobel për Letërsinë për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i akuzuar se ka mbështetur krimet e Slobodan Milosheviqit, Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mladiqit.
Ato shtuan se do të kërkojnë zyrtarisht tërheqjen e këtij çmimi.
“Në emër të ‘Nënave të Srebrenicës’ do t’i dërgojmë një letër zyrtare Komitetit të Nobelit për tërheqjen e çmimit për Peter Handke”, tha Munira Subashiq, presidente e shoqatës.
”Një njeri që ka mbrojtur kasaphanën e luftërave ballkanike, nuk mund të marrë një mirënjohje të tillë”, theksoi ajo.
Handke është një filo serb dhe është akuzuar nga boshnjakët për mohim të krimeve të kryera nga serbët gjatë luftërave të viteve ’90 në ish-Jugosllavi.
Kritika të ashpra për austriakun u bënë edhe nga anëtari boshnjak i presidencës së vendit, Shefik Xhaferoviq.
”Kjo është skandaloze dhe e turpshme”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse Rasti i fundit i “berberhanes” në Gjenevë, ku disa adoleshentë dyshohet se prostituoheshin, nxjerr në pah... -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet










