Lajme
Taksa për pasaportë shqiptare, 204 franga
Sipas çmimores së re të MPB-së, shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Zvicër, do të paguajnë 18 franga për letërnjoftim dhe 204 franga për pasaportë biometrike
Ministra shqiptare e Punëve të Brendshme ka miratuar një çmimore të re për pajisje me letërnjoftime dhe pasaporta shqiptare. Sipas këtij vendimi, shtetasit e Shqipërisë që jetojnë në Zvicër, do të paguajnë 18 franga për letërnjoftim, ndërsa 204 franga për pasaportë biometrike.
Këto çmime kanë filluar të zbatohen nga 1 janar 2015 dhe vlejnë për të gjitha shtetet, përfshitë edhe Shqipërinë.
Kështu siç është publikuar në faqen zyrtare të MPB-së, çmimi i ri i letërnjoftimit në Shqipëri do të jetë 1 mijë e 500 lekë (11 euro), ndërsa më herët ka qenë 1 mijë lekë (7 euro). Sa i takon pasaportave biometrike, çmimi i ri i tyre do të jetë 7 mijë e 500 lekë (55 euro) nga 6 mijë lekë që ka qenë vitin e shkuar (42 euro).
Ndërsa për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe Greqi do të t’u duhet të paguajnë 12 euro për letërnjoftimin dhe 130 euro për pasaportën. Në SHBA do t’u duhet të paguajnë 18 dollar për letërnjoftimin dhe 240 dollar për pasaportën biometrike. Në Belgjikë, shqiptarëve që jetojnë atje do t’u kushtojnë 16 euro letërnjoftimi dhe 160 euro pasaporta biometrike.
Në Mbretërinë e Bashkuar po ashti çmimi do të jetë 13 Paund letërnjoftimi dhe 144 paund pasaporta biometrike dhe në Zvicër 18 franga letërnjoftimi, ndërsa pasaporta biometrike 204 franga.
Ministria e Brendshme bënë të ditur gjithashtu se në fund të këtij viti sipas vendimit të marrë nga qeveria skadojnë dhe pasaportat biometrike për të miturit nga 0-16 vjeç të lëshuar në vitin 2009 me afat 10-vjeçar. Sipas vendimit të Qeverisë këtyre pasaportave do t’u shkurtohej afati me 5 vjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













