Financa
15 eksportuesit më të mëdhenj në botë
Në vitin 2018 eksportet totale globale tejkaluan 19 trilionë dollarë. Pavarësisht nëse po flisni për vetura gjermane, fanellat e Bangladeshit, vajin Saudit apo çokollatën e Zvicrës, të gjitha janë në dispozicion në tregun botëror, shkruan albinfo.ch.
Vizualizimi i sotëm vjen nga HowMuch.net dhe sjell statistikat nga vendet në bazë të shifrave të tyre të fundit të eksportit, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).
Në krye të listës së eksportuesve më të mëdhenj në botë është Kina, me 2.500 miliardë dollarë të mallrave të dërguar jashtë shtetit në vitin 2018. Nëse shtoni shifrat nga Hong-Kongu, Kina ka 15.7% të eksporteve totale globale – afërsisht ekuivalente me Japoninë, Holandën, Korenë e Jugut, Francën dhe Singaporin.
Pastaj vijnë në listë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat eksportojnë rreth 1.7 trilion dollarë mallra çdo vit. Pas kësaj vjen Gjermania, e cila është i vetmi vend tjetër që eksporton mbi 1 trilion dollarë mallra në vit.
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni
















