Kosova
Qytetarët i ndëshkuan: Deputetët e pazgjedhur, të zhgënjyer
Shumë kandidatë për deputetë të subjekteve të ndryshme politike po ndihen të zhgënjyer
Shumë prej kandidatëve që nuk arritën ta marrin mandatin e deputetit u zhgënjyen pas publikimit të rezultateve të para nga KQZ-ja. Derisa një numër i vogël i tyre e pranuan rezultatin, shumë të tjerë akuzuan bashkëpartiakët e tyre për vjedhje të votave.
Nga zgjedhjet e 6 tetorit dolën shumë emra të rinj, të cilët do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës pas formimit të Qeverisë.
Mirëpo, në këto zgjedhje pësuan edhe shumë ish-deputetë të legjislaturave të kaluara, prej tyre edhe disa të përjetshëm në Parlamentin e Kosovës. Rezultati, ndonëse ende jozyrtar, nuk qe i kënaqshëm për të gjithë.
Shumë kandidatë për deputetë të subjekteve të ndryshme politike po ndihen të zhgënjyer nga votat e pakta që kanë marrë, për këtë gjë disa po e akuzojnë edhe subjektin e tyre politik se kanë manipuluar me votat e tyre brenda partisë, shkruan më tutje “Zëri”.
Përveç të rinj në politikë disa kandidatë edhe të rinj në moshë arritën të bëjnë ndryshim në skenën parlamentare të Kosovës, duke u bërë pjesë e saj.
Njohësit e çështjeve politike theksojnë se fytyrat e vjetra të skenës politike janë dënuar nga populli, për shkak të mospunës së tyre sa kanë qenë pjesë e vendimmarrjes politike në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













