Kosova
Dalin rezultatet për alergjinë e anëtarëve të KQZ-së
Përkundër se gjendja e 12 zyrtarëve KQZ-së që kanë pasur alergji gjatë verifikimit të votave nga Serbia është stabile, ata po vazhdojnë të qëndrojnë në Klinikën Infektive, teksa sot rezultatet laboratorike kanë treguar se nuk kanë infeksione ngjitëse.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një konferencë për media the se të gjitha analizat që u janë bërë kanë treguar se nuk ka infeksione, përcjell albinfo.ch.
“Gjendja shëndetësore është e mirë pritet që duke e shikuar gjendjen të lirohen për në shtëpi. Në bazë të rezultateve të analizave, nuk ka infeksione, të gjitha analizat janë në normë”, tha ajo.
Se rezultatet laboratorike kanë dalë mirë e tha edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Ndërkaq, Drejtori i SHSUK-së, Basri Sejdiu, tha se gjendja e 12 pacientëve është e mirë. Për dallim nga dje që u tha se janë 11 zyrtarë, sot drejtoresha e Infektives bëri të ditur se ka ardhur edhe një pacient.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











