Kuriozitete
Samsungu pranon dështimin
Kompania prestigjioze e teknologjisë, Samsungu, ka pranuar se gjurmët e gishtave të çdokujt mund ta hapin smartfonin Galaxy S10. Ajo premtoi një softuer që do ta zgjidhte këtë problem.
Ky problem është zbuluar nga një grua britanike, burri i së cilës mundi ta hapte telefonin e saj me gjurmët e gishtit të madh, shkruan BBC.
Kur është lansuar S10-shi, në muajin mars, Samsungu e ka përshkruar sistemin (skanerin) për leximin e gjurmëve të gishtave si një “revolucion”, përcjell albinfo.ch.
Skaneri dërgon ultratingujt për të detektuar gjurmët 3D të gishtave në mënyrë që të identifikohen përdoruesit e smartfonëve.
Samsungu ka thënë se ishte “i njohur me çështjen e identifikimit të gabuar të gjurmëve të gishtave te S10-shi dhe se së shpejti do të lansojë një softuer për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.
Kompania jug-koreane KaKao Bank u ka thënë konsumatorëve që të çaktivizojnë skanerin për gjurmë të gishtave dhe të presin derisa ky problem të zgjidhet.
Sipas disa raportimeve të mëhershme, disa xhama mbrojtës ishin jo të përputhshme me skanerin e Samsungut, sepse ato linin një zbrazëti ajrore, e cila vështirësonte punën e skanerit.
Çifti britanik, i cili zbuloi këtë mangësi të sigurimit, ka thënë për revistën “The Sun” se ishte ky rast ishte një “shqetësim i vërtetë” për ta.
Pas blerjes së një xhami mbrojtës 2.70 funtesh (rreth 3 euro) në eBay, Lisa Neilson ka regjistruar në skaner gjurmët e gishtit të madh të djathtë dhe pastaj kuptoi që gishti i madh i majtë i saj, i cili nuk ishte i regjistruar, mund ta hapte po ashtu telefonin, transmeton Koha.net. Pastaj ajo i kërkoi burrit që ta provonte dhe të dy gishtat e tij të mëdhenj po ashtu e hapën telefonin. Dhe kur xhamin mbrojtës e kanë vendosur në një tjetër S10, i njëjti problem ka ndodhur.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss













