Futboll
Stadiumi “Fadil Vokrri” do të zgjerohet
“Fadil Vokrri”, i vetmi i licencuar nga UEFA e FIFA për ndeshje ndërkombëtare
Federata e Futbollit e Kosovës ua ka dhënë një lajm të mirë gjithë tifozëve të Kosovës, të cilët po e kanë të pamundur të sigurojnë bileta për stadiumin “Fadil Vokrri”, i vetmi i licencuar nga UEFA e FIFA për ndeshje ndërkombëtare.
Kryetari Agim Ademi, në emisionin “Favorit” në T7 tha se FFK-ja planifikon ta gjerojë stadiumin e kryeqytetit duke ia shtuar edhe 7 mijë ulëse tjera. Ai tha se ulëset e reja planifikohen të shtohen në anën lindore dhe se FFK do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet shtetërore dhe UEFA-n e FIFA-n në realizimin e këtij projekti.
“Ne e kemi bërë një projekt menjëherë, për edhe diku shtatë mijë ulëse të tjera në lindje. E kam bërë projektin, e kam dorëzuar. Është i gatshëm, jam në negociata me UEFA-n se si ta bëjmë dhe jemi në negociata edhe me shtetin, sidomos me Ministrinë e Sportit për të na ndihmuar që ngritja e tribunës lindore të bëhet sa më shpejt”, tha Ademi në Favorit.
Ndërkohë, Ademi e ka shprehur bindjen e tij se stadiumi “Adem Jashari” nuk do të shkojë larg dhe do të jetë i gatshëm për ndeshje ndërkombëtare. Kurse, për fillimin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar tha në “Favorit” se ky projekt pritet të fillojë së zbatuari menjëherë pas formimit të Qeverisë së re percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












