Kosova
Në QNR rinumërohen 129 vendvotime
Nga 530 vendvotime sa kanë shkuar në rinumërim, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 129 vendvotime.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili në një prononcim për mediat në Kosovë tha se deri më tani i gjithë procesi i rinumërimit ka vazhduar pa ndonjë problem dhe se i gjithë procesi pritet të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Elezi u shpreh se pasi të përfundojë procesi i rinumërimit të 530 vendvotime, do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Kujtojmë se 149 vendvotime kanë shkuar në rinumërim për shkak se shënimi ka qenë jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike, të cilat nuk kanë mundur të procesohen në bazën e të dhënave.
Po ashtu, në rinumërim kanë shkuar edhe 81 vendvotime, ku subjekti nuk ka pasur vota, ndërsa, kandidatët kanë pasur vota, pastaj 89 vendvotime rinumërohen, sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 për shkak se kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekti.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















