Kosova
Sveçla paralajmëron Thaçin: Mund të përfundosh në burg
Sveçla: Presidenti Hashim Thaçi do të tentojë të pengojë themelimin e Qeverisë Kurti
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sfeçla, ka qenë i ftuarin në emisionin Frontal Live në Televizionin 7.
Sveçla ka thënë se presidenti Hashim Thaçi do të tentojë të pengojë themelimin e Qeverisë Kurti, por do ta ketë të vështirë.
“S’ka hapësirë që Thaçi të pengojë ardhjen e qeverisjes Kurti, nuk do të guxojë kësaj radhe. Nuk besoj që Hashim Thaçi do të guxojë ta bëjë këtë, por do të tentojë që ta vonojë procesin. Unë mendoj që presidenti e meriton më shumë se sa shkarkimin”, ka thënë Sveçla.
Sipas Sveçlës, Thaçi si president, por edhe si kryeministër, ka kryer veprime antiligjore, të cilat, siç thotë ai, me një drejtësi të çkapur do ta çonin atë në burg.
I pyetur nëse kjo i bie që në një qeverisje të VV-së presidenti rrezikon të hyjë në burg, Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i çkapë institucionet e drejtësisë, e ato në bazë të ligjit do t’i dënojnë ata që kanë kryer veprime antiligjore, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu Sveçla ka garantuar se liderin e VV-së nuk do ta shohin asnjëherë në tribunën VIP në ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll.
“Ne refuzojmë të sillemi si qeveritë e tjera. Ne edhe në të ardhmen do të shkojmë t’i përcjellim ndeshjet, por jo në VIP, ka përfunauar Sveçla.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit "Sot është një ditë e gëzueshme. Jam e kënaqur që u zgjodha Zëvendëspresidente e Qeverisë Kantonale... -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër














