Shqipëria
Opozita në Shqipëri hedh hapat e saj për reformën zgjedhore
Partia Demokratike e Shqipërisë përgatiti sot propozimet për dy nga temat kryesore të reformës zgjedhore, që lidhen me financimin e fushatave dhe partive politike si dhe me administrimin e procesit zgjedhor. Një grup pune me ekspertë të opozitës po mblidhet rregullisht për trajtuar rekomandimet e reformës zgjedhore
“Ky është tregues i qartë i angazhimit të opozitës së bashkuar në reformën zgjedhore. Qysh nga çasti i parë që reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse me kontribut të gjithë partive politike u shtrua si kërkesë e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë, opozita ndërmori hapa për të dhënë kontributin e vet të sinqertë për këtë reformë.
Ne kemi propozuar një mekanizëm për të pasur edhe një produkt të përbashkët me palën tjetër- tha sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Ai theksoi një reformë e vërtetë zgjedhore është kusht për hapjen e negociatave me BE-në dhe se Bundestagu gjerman e vendosi si kusht kryerjen e një reforme me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Reforma zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk do të jetë çështje e parlamentit monist. Ajo përcakton rregullat e lojës për partitë politikë, që garojnë në zgjedhje, ndaj ato rregulla duhen vendosur me mirëkuptim. Opozita bëri propozim konkret e të sinqertë për një mekanizëm bashkëpunimi me palën tjetër, kur në fakt duhet të ishte qeveria që duhet të shtrinte dorën dhe të kërkonte bashkëpunimin e opozitës për realizimin e këtij kushti nga Bundestagu”, tha zoti Bardhi.
Ai tha se opozita për propozimin e vet konkret po pret përgjigje nga pala tjetër të përmbushë detyrimet e veta, e vetëdijshme se ka përballë një qeveri dhe maxhorancë të papërgjegjshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













