Kosova
Mjekët zviceranë që kanë kryer ekspertizën për Astrit Deharin
Avni Dehari kishte falënderuar Institutin zviceran dhe mjekët që e kishin kryer ekspertizën
Dje në hyrje të Prokurorisë Themelore në Prizren, Avni Dehari, pasi kishte marrë të përkthyer ekspertizën zvicerane për rastin e vdekjes së djalit të tij, kishte thënë se konkluzionet e atij raporti thonë që “Astrit Dehari është vrarë”, shkruan Gazeta Express.
Avni Dehari kishte falënderuar Institutin zviceran dhe mjekët që e kishin kryer ekspertizën e rastit të vdekjes së djalit të tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Por kush janë mjekët, të cilët e kanë kryer ekspertizën e një prej vdekjeve më të mistershme në Kosovën e pasluftës.
Në fund të raportit shkruhen 4 emrat e mjekëve, të cilët e kanë kryer këtë ekspertizë, në të cilën sipas përkthimit, i cili është pranuar dhe prezantuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, thuhet që mundësitë që Astrit Dehari të ketë kryer vetëvrasje janë shumë të vogla dhe se duhet të niset një hetim i ri, duke lënë kështu të hapura dyshimet se ai mund të jetë vrarë, pasi që thuhet të merret parasysh edhe përfshirja e një pale të tretë, përcjell Albinfo.ch.
Por kush janë katër mjekët që kanë kryer raportin:
- Prof .Silke Grabherr, drejtoreshë, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore, Luzanë, Gjenevë.
- Vincent Castella, Spitali Universitar i Luzanës, CHUV, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
- Tony Fracasso, Spitali Universitar i Gjenevës, HUG, Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore
- Christian Gehrig, MSc. Qendra Universitare për Mjekësi Ligjore në Gjenevë






Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin












