Kosova
Kosova i vetmi vend me rritje të importit në krahasim me eksportin
Vendet e rajonit gjatë këtyre viteve kanë arritur që të rrisin më shumë eksportin në krahasim me importin, ndërsa Kosova është vendi i vetëm që ka rritje të importit në krahasim me eksportin.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave, në vitin 2018 vendi ynë ka importuar mallra në vlerë 3.347 milionë euro dhe ka eksportuar 367.5 milionë euro.
Kjo i bije që nga viti 2015 deri në vitin 2018, rritja në import ka qenë 712.31 milionë euro, kurse, rritja në eksport gjatës kësaj periudhe ka qenë 43.21 milionë euro.
Duke krahasuar të dhënat e eksporteve për mallrat kosovare gjate viti 2018 me atë të vitit 2017 shifrat tregojnë se kemi një rënie vjetore prej 2.8 për qind, rënie ku Kosova vazhdon të ketë bilancin negativ tregtare.
Të dhënat e eksportit dhe importit për muajin shtator të këtij viti tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 0.1 për qind në muajin shtator 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 257.3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 257.1 milionë euro në vitin 2018.
Sipas ASK-së në muajin shtator, eksporti mbulon importin me 13.0 për qind. Eksporti i mallrave në muajin shtator 2019 kishte vlerën 38.4 milionë euro, ndërsa importi 295.7 milionë euro, që është një rritje prej 4.7 për qind për eksport, dhe një rritje prej 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, raporton KP, percjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden Rreth një e treta e fermave të testuara treguan përqendrime të PFAS mbi normat e BE-së... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime













